Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Këto janë arsyet pse rekomandohet mbajtja e bimëve në shtëpi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bimët e shtëpisë janë një mënyrë e mirë dhe e natyrshme për të pastruar ajrin. Ato ulin niveline dioksidit të karbonit dhe të komponentëve organikë të paqëndrueshëm, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe ndikojnë dhe lagështinë e brendshme.

Ndotësit më shqetësues të ajrit që studiuesit kanë shqyrtuar janë komponimet organike të paqëndrueshme, ose VOC, të cilat mund të gjenden në kimikatet rezistente ndaj zjarrit, spërkatjet e aerosolit dhe produktet e pastrimit.

NASA tregoi se bimët e shtëpisë mund të ulin ndjeshëm nivelet e këtyre elementeve dhe CO2 në ajër në një dhomë të mbyllur.

Një studim në Norvegji vlerësoi ndikimin e futjes së bimëve në një zyrë ose shkollë dhe në departamentin e radiologjisë të një spitali dhe zbuloi se mbushja e zyrës me bimë shtëpiake çoi në më pak kollë, dhimbje koke dhe lodhje.

Përveçse ju bën të ndiheni më mirë fizikisht, ka pasur pretendime se të kesh bimë në ambiente të brendshme mund të jetë e mirë edhe për mendjen tuaj.

Studiuesit janë shprehur se përgjithësisht ato bimë me rritje të shpejtë dhe fiziologjikisht aktive japin më shumë ndikim në ambient.

Gjithashtu bimët në ambientet e brendshmë ndikojnë dhe në gazrat dhe lagështinë e brendshme.

Pra, nëse doni të rrisni produktivitetin, përqendrimin dhe ndoshta edhe të rifreskoni ajrin tuaj të brendshëm mjafton të vendosni pak natyrë brenda shtëpisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img