Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Këto hekurishtet kanë zënë parkimet", gazetari thirrje Bashkisë së Tiranës: I verifikoni se kanë me vite aty

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Edi Oga publikon foton e këtyre makinave të braktisura dhe i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që t'i verifikojë, sepse sipas tij kanë kohë pa lëvizur. Sipas Ogës, këto mjete të cilat kthehen në hekurishte buzë rruge sepse lihet aty me muaj e vite, zënë dhe parkimet.

"Me shumë gjasa, ato nuk kanë i paguar taksat vjetore. Dikush duhet t'i verifikojë. Ato kanë okupuar parkime publike duke minimizuar opsionet për parkim të qytetarëve që paguajnë rregullisht taksat", shkruan gazetari ndër të tjera.

Ky shqetësim është ngritur dhe më parë nga qytetarët në zona të caktuara të Tiranës, Bashkia nisi largimin e këtyre mjeteve që shumica ishin kalbëzuar nga koha e gjatë e qëndrimit pa lëvizur, por shpejt fushata u ndërpre dhe rrugët janë mbushur përsëri.

Shënimi i plotë i Edi Ogës

"Këto makina dhe disa të tjera si këto, kanë muaj dhe vite që nuk lëvizin. Disa prej tyre po degradojnë në hekurishte. Me shumë gjasa, ato nuk kanë i paguar taksat vjetore. Dikush duhet t'i verifikojë. Ato kanë okupuar parkime publike duke minimizuar opsionet për parkim të qytetarëve që paguajnë rregullisht taksat.

Për më tepër, një pjesë e tyre janë hedhur aty nga shërbimet rrugore të Bashkisë Tiranë, pasi u hoqën përkohësisht gjatë ndeshjes finale të Conference League.

Kujtoj se çdo vit, që kur Rruga e Kosovarëve është funksionale, numri i parkimeve të lira për publikun është zvogëluar vazhdimisht. Një pjesë e tyre u është dhënë në përdorim privatëve. Mua më pëlqen puna rigoroze e policisë bashkiake në këtë zonë të qytetit për ata që thyejnë ligjet dhe rregullat, por do ishte mirë edhe zgjidhja e këtyre problemeve që persistojnë me vite."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu