Ndonëse ndodhet në burg për dhunimin e gruas, sërish nuk “i del e keqja” dhe e kërcënon të shoqen edhe nga burgu përmes telefonit.
Rasti është regjistruar në Tiranë. Mësohet se A.L 40 vjeç ka kërcënuar me anë të një telefonate gruan e tij, 37-vjeçare nga burgu ku po kryen dënimin për veprën penale “dhunë në familje”.
Për pasojë, ka nisur procedim ndaj 40-vjeçarit, duke i shtuar atij më shumë kohë dënimi në burgun ku ndodhet.