Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Keti Bazhdari fillon fushatën në Shkodër, impenjohet për CATI Youth

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Keti Bazhdari duket se ka ditë që po organizohet në Shkodër për kandidimin. Ose më mirë të themi, e ka filluar fushatën pa u shpallur kandidaturat, të cilat sot u ndanë në zona. Ajo që u konkludua në takimin e sotëm Rama – Meta, është fakti se për Shkodrën, kandidatin do ta vendosë Partia Socialiste. 

Në faqen e saj në facebook, sipërmarrësja shkodrane ka hedhur disa foto të aktivitetit të djeshëm të 14 marsit në Shkodër. Bëhet fjalë për aktivitetet e fondacionit Cati Youth, ku biznesmenia, ka mbledhur të rinj, dhe i ka organizuar në aktivitete të ndryshme. Ata kanë veshur bluzat e kësaj organizate dhe më pas kanë qenë shumë aktivitete që kanë kulmuar me shëtitjet në liqenin e Shkodrës, apo edhe aktivitete në qendër rinore. Duket se Keti Bazhdari e ka nisur punën, madje ka parapëlqyer që këtë ta bëjë me rininë, dhe jo me sallat e mbushura të strukturave të Partisë Socialiste, të cilët do të dalin në terren për të kërkuar vota. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img