Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Këta vrasin njerëz për një mandat më shumë”, Rudina Hajdari e revoltuar flet nga vendi i krimit në Elbasan: Është vrasje politike

Shkruar nga Newsbomb
“Këta vrasin njerëz për një mandat më

Kandidatja për deputete në Elbasan, Rudina Hajdari ka shkuar pak minuta më parë në lagjen “5 Maji” ku ndodhi incidenti i rëndë elektoral me një viktimë dhe tre të plagosur.

E revoltuar, Hajdari tha se ngjarja është e rëndë dhe se bëhet fjalë për “vrasje politike”. Ajo tha se “bandat politike duan të marrin vota me çdo mënyrë, edhe duke vrarë njerëz”.

“Sot në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, është një vrasje politike. Është një gjë për t’u shqetësuar, unë po mundohem të informohem me Ardi Veliun mbi këtë ngjarje. Ajo që është e patolerueshme është se kjo ngjarje është e frymëzuar nga bandat politike që duan të marrin votat e qytetarëve me armë, me lekë. Ajo çka di unë është që kjo ngjarje është e frymëzuar 100% nga prapaskenat politike. Këta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të marrë votat, janë në gjendje të vrasin njerëz për një apo dy mandate politike. Qyteti i Elbasanit është damkosur sot si qyteti i bandave, dhe për këtë duhet të fajësojmë plitikën”, deklaroi Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll