Hapësire reklamuese

Showbiz

“Këta racistë që më bënë të ndjej turp për prejardhjen time”, Eleni Foureira SHPËRTHEN ashpër ndaj mediave greke

Shkruar nga Newsbomb

Eleni Foureira është përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion, ndërkohë që është gjithashtu edhe një këngëtare mjaft e suksesshme në Greqi, por vetëm kohët e fundit e ka pranuar se ajo është me origjinë nga Fieri i Shqipërisë.

Pikërisht këto deklarata të Elenit, si dhe fotoja me Eugent Bushpepën ku shfaqej duke bërë shqiponjën me duar nuk janë pritur fare mirë nga mediat e vendit fqinj, duke shkaktuar kështu debate të mëdha.

Gjithashtu edhe disa deputetë të Parlamentit grek kanë shpërthyer në ofendime e sharje me tone raciste dhe nacionaliste në drejtim të saj, një situatë kjo e cila ka ndikuar për keq te Eleni.

Këngëtarja me origjinë shqiptare në një intervistë ka treguar se është mjaft e zhgënjyer nga vendi të cilin ajo e donte më shumë, teksa ka shtuar se disa media raciste nuk mund ta bëjnë atë të urrejë Greqinë.

“Gjithë këto emisione më bënë mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke u mbështetur te disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bënë të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka thënë Eleni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.