Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Këta po e pranojnë vetë që kanë batërdisur dynjanë”, Vasili: Rama vodhi dynjanë me tendera sekrete

Shkruar nga Newsbomb
“Këta po e pranojnë vetë që kanë batërdisur

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagon pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë, duke akuzuar SPAK për mosveprim.

Vasili thotë tashmë qeveria po e pranon vetë që ka “batërdisur dynjanë” me vjedhje, ndërsa thotë se çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta, pasi e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin për vete.

Deklarata e Vasilit:

Korrupsioni ka vetëm ngjyrën mavi të rilindjes së Ramës!!

Kryeministri, qeveria dhe kryetarët e Bashkive rilindas vodhën dynjanë dhe shkretuan fshatin.

Kryeministri që vodhi dynjanë me tendera sekrete ka gojë e flet.

Tani mbas 8 vjet grabitje milliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet përsëri që të justifikoi dhe vazhdojë vjedhjet.

Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e rilindjes sepse e kanë rrembyer të gjithë pushtetin dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta.

SPAK turp që nuk vepron këta po i pranojnë vetë që kanë badërdisur dynjanë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll