Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

“Këta nuk meritojnë asnjë shans”, banderola me Metën, Bashën, Berishën e Kryemadhin vendoset në mes të Shkodrës, reagon PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike, Dega Shkodër ka reaguar për vendosjen e një banderole në qytet ku shihen të afishuar, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi si të burgosur me mbishkrimin: “Këta nuk meritojnë asnjë shans”.

Dega e PD Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale e quan një provokim të ulët për qytetin dhe qytetarët shkodranë, pasi godina e institucionit public mori pamjen e një zyre elektorale.

Reagim i Partisë Demokratike Dega Shkodër:

Edi Rama mos luaj me Shkodren dhe me shkodranët.Provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës.Në godinën e institucionit publik që paguhet me taksat tona, Televizioni Shqiptar mori pamjen e një zyre elektorale.  Si bojaxhinjtë e natës, sot në dreke u shpalos një banderole e porositur nga Edi Rama dhe sejmenët e fundit të pushtetit në ikje.

Me tentativën e turpshme për të fyer Shkodren dhe shkodranët, nderin dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama mori përgjigjen ashtu si do ta marrë nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria me 25 Prill.

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e Shqipërise, shqiptarëve.

Janë turpi dhe faqja e zezë e Shkodrës! Shqipëria fiton!

spot_img

Më shumë

spot_img