Hapësire reklamuese


Politikë

Këta janë njerëzit që do t’i bëjnë “zbor” deputetëve dhe kryebashkiakëve në PS (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Pas zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ngriti një grup pune, me qëllim analizën e situatës brenda PS. Sipas burimeve, arsyeja e një grupi të tillë është që socialistët të mos i kapë euforia. Edhe grupi i punës është porositur që ta bëjë të ditur këtë gjë në bazë, pasi pavarësisht fitores jo të gjithë do mund të qëndrojnë në detyrë apo të shpërblehen. Grupi i punës përbëhet nga: Fatmir Xhafaj; Blerina Gjylameti; Ilir Pendavinji; Alket Hyseni; Ana Dhamo; Flamur Golemi dhe Arben Kamami.

Alket Hyseni do të hartojë raportin për qarqet Shkodër dhe Lezhë. Arben Kamami për qarqet Dibër dhe Kukës, Ana Dhamo dhe Fatmir Xhafaj do të përgatisin analizën elektorale për qarqet Fier dhe Berat. Ilir Pendavinji për qarqet Korçë dhe Elbasan, Flamur Golemi për qarkun e Vlorës dhe atë të Gjirokastrës, ndërsa Blerina Gjylameti do të hartojë analizën elektorale për qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit. Më 20 gusht, raportet do jenë gati dhe do i dorëzohen Ramës dhe më pas do jetë Asambleja ajo që do zbulojë detajet./ newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese