Hapësire reklamuese

Politikë

Këto janë grupet me politikanët e PS-së që do ndërmarrin turin 30 ditor në të gjithë Shqipërinë (FUNKSIONET)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot gjatë takimit me deputetët e rinj dhe kandidatët e PS-së se gjatë muajit korrik qeveria do të ngrejë disa grupe pune në të gjithë Shqipërinë, të cilët do të vëzhgojnë situatën dhe do të paraqesin nga një raport për secilën çështje.

Grupet e punës të ngritura nga PS me funksionet përkatëse:

1. Shefi i qeverisë Gramoz Ruçi do të krijojë një grup pune, ku do përfshihen emrat të rëndësishëm në PS me qëllim që të hartohet gjatë periudhës së verës një raport për rolin e çdo deputeti në zonë. Në grupin e punës bëjnë pjesë; Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Klodjana Spahiu, Ermonela Felaj...etj. Grupi do të bëjë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit.

2. Grupi i punës me në krye Niko Peleshin, si dhe politikanë të tjerë si Bledi Çuçin, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliun, etj. do përgatisin një dokument për gjendjen ekzistuese të punësimit mbi baza farefisnore. Do ndërhyet edhe në ligjin për konfliktin e interesit. 

3. Grup tjetër pune me në krye Milva Ekonomin, si dhe pjesëtarët Evis Kushi, Almira xhembulla, Vilma Bello, Adriana Jaku, Laert Duri...etj, do të përgatisin dokumentin në konsultim me kryetarët e bashkive. Do të jetë dokument sintezë me drejtuesit e qarqeve.

 4. Grupi i punës që do të paraqesë në Asamble një dokument mbi derregullimin e licencave me qëllim minimizimin e burokracisë do të përbëhet nga Arben Ahmetaj, Erion Brace, Elisa Spiropali, Milena Harito, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Klotilda Ferati. Qëllimi sipas Ramës, është ta bëjë shtetin "shërbëtor" nëpërmjet celularit.

 5. Grupi tjetër i punës me në krye Fatmir Xhafajn, si dhe anëtarët e grupit, Blerina Gjylameti, Ana Dhamo, Flamur Golemi,  Alket Hyseni, etj...do të analizojë dhe përmbledhë një raport të plotë për Ambamblenë Kombëtare, ku do të paraqesë gjendjen aktuale politike në çdo qendër votimi. /Newsbomb.al/  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.