Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Këta janë dy kushërinjtë, pronarë të ‘Masabi Fruits’ që porositën banane dhe iu gjetën 200 pako kokainë në kamion, njëri është në kërkim (EMRAT-FOTO-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot në Portin e Durrësit është ndaluar një kamion, pasi rezultoi me njollë të kuqe kur iu nënshtrua kontrollit në skaner. Kamioni priste të kishte brenda vetëm banane dhe kivi, por skaneri zbuloi se kishte të fshehur kokainë, në tavanin e modifikuar për të mbajtur sasi shtesë.

Tavani u sharrua nga forcat zjarrfikëse dhe pakot e gjetura janë marrë, numëruar dhe peshuar. Më pas sasia do të kalojë në laboratorin e ekspertizës ligjore për t’ju nënshtruar analizave dhe për të përcaktuar llojin e drogës. Ndërkohë Newsbomb.al siguron foto nga kokaina e sekuestruar sot në Portin e Durrësit, si dhe foto të dy administratorëve që janë kushërinj me njeri-tjetrin. Ata janë Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku.

Screenshot 13 6
Erjon Peti
klajdi 1024x569 1
Klajdi Xibraku

Burime thonë se janë kapur 200 pako me lëndë narkotike, të cilat mbajnë 200 kg kokainë, ndërsa të tjera burime thonë se janë më pak, 140 kg. Pritet konfirmimi zyrtar i policisë.

droga 1

Nga fotot dallohet se kokaina është e mbështjellë me natriban kaf dhe të zi, ndërkohë që në disa prej tyre ishte mbishtrimi “El mejor” (më e mira) si dhe me fytyrën e Pablo Escobarit.

pablo 2

Administratori i ‘Masabi Fruits’, Erjon Peti ka folur për mediat duke thënë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun. Peti tha se s’po kuptonte asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dhe e ndjen veten të pambrojtur. Pas shoqërimit në ambientet e policisë të Klajdi Xibrakut, ky i fundit është lënë i lirë. Ndërkohë ortaku i tij Erjon Peti është shpallur në kërkim.

172200032 3948364495229468 707323189311412469 n 2

Mësohet se informacionet kanë ardhur për Shqipërinë nga autoritetet fqinje. Në vendngjarje ndodhet policia, agjentët e SPAK dhe Forcat Speciale.

Kujtojmë që më 1 prill të këtij viti në kamionin e porositur nga babai i Arbër Çekaj u gjetën 49 kg drogë e llojit kokainë. Ndërsa djalit të tij Arbër Çekaj iu sekuestruan 613 kg, po kokainë. Ndërkohë dje në Maqedoni të Veriut u zhvillua një operacion anti-drogë, ku ishte i përfshirë një zyrtar i lartë i policisë, i cili u arrestua nga kolegët e tij dhe DEA amerikane. Vlera e drogës që u kap dje në Maqedoni ishe 800 mijë euro.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img