Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Këta janë deputetët e PS që u fshehën dhe miratuan me mosprezencë importin e plehrave

Lajme të ngjashëm

Tre deputetë të Partisë Socialiste patën kurajon dhe të mbanin premtimin me të cilin erdhën në pushtet duke kundërshtuar importin e plehrave dhe ata janë Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Dashamir Peza.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e deputetëve socialistë nuk patën guxim të mbanin një qëndrim kundër kësaj ‘tradhtie’ të Rilindjes, siç është konsideruar nga qytetarët, duke mos marrë pjesë në votim.

Ky qëndrim bëhet akoma edhe më shumë i çuditshëm kur lexon emrat e atyre deputetëve që u fshehën, pasi mes tyre ka personalitete të rëndësishme të PS-së, si Arta Dade apo Bashkim Fino.

Përveç Dades dhe Finos, deputetët e tjerë socialistë që nuk morën pjesë në votim ishin Antoneta Dhima, Mira Shehu, Ledi Shamku-Shkreli, Fatmir Toçi, Parid Cara dhe Eduard Ndocaj.

Lista plotësohet me deputetët e pavarur Tom Doshi, Vladimir Kosta dhe Mirela Ferracaku.

Të gjithë këta deputetë kanë ‘miratuar’ me mosprezencën e tyre këtë ligj shumë të kundërshtuar nga qytetarët që ata i kanë votuar. 

Më shumë