Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

‘Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit’, Revoltohet Hajdari: Kur erdha në Shqipëri kisha vetëm dy parime, reformën do ta çoj deri në fund

spot_img

Lajme të ngjashëm

96f1ff4246dac5bea51ff6dbfecc80b4

Rudina Hajdari ka dalë e revoltuar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik.

Ajo u shpreh e vendosur se do ta vazhdojë betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor deri në fund.

Hajdari ka theksuar se kur ka ardhur në fillim në Shqipëri  ka pasur vetëm dy parime, demokracinë dhe lirinë për të cilat do përballet gjithmonë.

Gjithashtu, ajo ka zbuluar edhe detaje nga mbledhja, ku Gjiknuri siç tha Hajdari, ka folur në emër të Vasilit.

‘Ky Këshill politik është kthyer në një tryezë ku diskutohen çfarë tha Rama, çfarë tha Basha. Kjo ndodh sepse kur vjen puna për të diskutuar sistemin zgjedhor këta mundohen ti bëjnë bisht. Këta i shkelin syrin njëri-tjetrit. Vijnë aty duke diskutuar çështje pa rëndësi për qytetarët shqiptarë. E kam thënë dhe do vazhdoj betejën time për ndryshimin  sistemin, se në këtë vend nuk ka as liri dhe as demokraci. Në Shqipëri kam ardhur vetëm për këto dy parime. Në momentin që shpreha mendimin tim në parlament u quajta tradhtare. Këtë betejë do e çoj deri bë fund. Qytetarët të më bashkohen në këtë betejë që të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Përndryshe do mbetemi  në duart e tyre. Unë kam besimin që çdo demkrat real, çdo grua, nënë apo student do më bashkohet në këtë betejë. Kjo gjë ka për të ndodhur. Momenti është tani. Ne po bëjmë një reformë zgjedhore, ta ndryshojmë këtë sistem zgjedhor. Unë për këtë kam ardhur në Shqipëri.

Edhe një herë këta ja shkelin syrin njëri-tjetrit. Qershia mbi tortë ishte kur Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit. Unë e di që qytetarët shqiptarë e duan këtë betejë. Kur ulem në atë tryezë nuk kam asnjë interes personal. Unë këtë çcështje do ta çoj deri në fund, do përfshijë të gjithë qytetarët e Shqipërisë’, u shpreh Hajdari.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img