Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këta banorë rrëmbejnë lopatat dhe hapin vetë rrugën e bllokuar nga bora (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_212816" align="alignnone" width=""]Banoret duke hapur rrugen[/caption]

Dhjetëra banorë të fshatit Shishtavec në Kukës, i janë futur punës, këtë të mërkurë, për të bërë të mundur daljen nga izolimi, si pasojë e mospastrimit të rrugës nga bora e rënë.

 

Siç tregojnë edhe fotot, që ata vetë i kanë publikuar në rrjetet sociale, secili prej tyre ka marrë lopatën dhe i është futur punës, për të hapur rrugën dhe për ta bërë atë të qarkullueshme për automjetet e tyre.

Siç raportojnë banorët, ata janë organizuar në orët e para të mëngjesit, dhe tani në mesditë, falë punës që ata kanë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rruga është hapur, duke hequr prej trasesë borën e rënë, që në fakt duhej të pastrohej nga bashkia.

“Rrugën e deklarojmë të hapur, falë banorëve të fshatit” deklarojnë ata!

50064293_241047576825066_7106729964891799552_n.jpg

50067363_317718462171986_5204348117515763712_n.jpg

49864259_334398874075770_1380788954386661376_n.jpg

50067363_317718462171986_5204348117515763712_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu