Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, deputeti i PS Damian Gjiknuri dhe ministrja Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me deputetët e Partisë Socialiste kaluan një ditë ndryshe me të moshuarit që marrin shërbime në qendrën sociale Balashe në Elbasan.
Atyre ju bashkua dhe kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja, të cilët së bashku veshën përparëset dhe i shpërndanë të moshuarëve ushqim.
Gjatë fjalës së tij Gjiknuri bëri me dije se shumë shpejt do të fillojë sërish shëprndarja e paketës mbështetëse ekonomike për njerëzit në nevojë.
“Shumë shpejt ne do të fillojmë dhe paketën e mbështetjes ekonomike përsëri pasi ju e dini se rritja e çmimeve ka ndikuar edhe në nivelin e jetesës. Prandaj, qeveria ka menduar që ta aplikojë në vjeshtë dhënien e mbështetjes financiare për njerëzit në nevojë. Uroj më të mirat dhe kështu u mbledhshim gjithmonë. Edhe na fotni ndonjëherë sepse me kënaqësi do të vijmë”, tha Gjiknuri.