Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këshilltarja e PD-së: Pas 1 orë pritje na thanë se mbledhja shtyhet, u ndërgjegjësuan për budallallëkun

Shkruar nga Newsbomb

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ndryshe nga sa ishte programuar është shtyrë për në orën 19:00, kjo për shkak se këshilltarët e LSI-së nuk pranojnë të votojnë për projektin e parkingjeve me pagesë.

Edhe këshilltarja e PD-së, Reila Bozdo shprehet se mbledhja është shtyrë pa dhënë asnjë shpjegim, ndonëse ata prisnin në sallë prej një ore. Bozdo thekson se këshilltarët e mazhorancës duhet të jenë ndërgjegjësuar se projekti i pakimeve ishte një budallallëk me brirë.

“Në Këshillin Bashkiak presim 1 orë dhe sapo na thonë që mbledhja shtyhet për në orën 7 pa dhënë shpjegime përse. Me ç'duket qënkan ndërgjegjësuar këshilltarët e tjerë që projekti i parkimit është një budallallëk me brirë”, shprehet Bozdo.

Lexo edhe: Përplasja e parë PS-LSI në Tiranë, nuk votohet projekti për parkingjet me pagesë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.