Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilltari i Trump: Do marrë fund korrupsioni i Soros në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Këshilltari i Trump për politikën, Shannon Burns është shprehur mjaft entuziast se Donald Trump do të jetë Presidenti i ri amerikan.

Duke folur për “News 24”, ai tha se me fitoren e Trump marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-­ve do të forcohen edhe më shumë.

Edhe pse ai tha se nuk mund të fliste në emër të Trump theksoi se në Shqipëri ka shumë të korruptuar që drejtojnë vendin.

“Ne do t’i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t’i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri”, tha Burns.

Ndiqni DIREKT numërimin e votave në SHBA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.