Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Këshilltari i Metës tregon “provën e manipuluar nga Kuvendi”, urdhri me dy data dhe ndryshime në tekst

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese pretendon se ka zbuluar një provë që tregon manipulimin e bërë nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Bledi Dervishaj tha se ka një manipulim prove të depozituar nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ekziston mospërputhje mes urdhrit të depozituar dhe atij të publikuar online në faqen e Kuvendit. Ndryshimet janë si në datë dhe në përmbajtje të tekstit.

Pjesë nga deklarata e Dervishajt:

Na rezulton një provë e manipuluar. Urdhri mban datën 5.5.2021, për mbledhjen e seancës në Kuvend. Ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, ku urdhër mban datën 6.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë, pse bëhet? Kjo nuk është e vetmja ndërhyrje, pika 20 e këtij urdhri, ndryshon nga pika 20 e rendit të ditës e slellë nga Kuvendi. Rendi i ditës thotë që pika 20 përmban këtë përmbajtje që do të duhej të shqyrtohej. Projektvendim për komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit bazuar në kërkesën e disa deputetëve. Duket sikur nuk ka ndryshim. Por në urdhrin e 4 shkurtit është hequr fjala miratim, fjala propozimi është ndryshuar me fjalën propozimit, dhe togfjalëshi, “bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh”, është hequr fare.

Për këto ndërhyrje në prova është kërkuar që gjykata ta vlerësojë. Qëndrimet e presidentit rezultojnë të bazuara, senaca është caktuar në 24 orë, ndërkohë që e kërkon në 48 orë, vetëm e vetëm për ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas ligjeve dhe parimeve.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img