Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Këshilltari i Metës poston foton e Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe sulmon Ramën: I sëmuri Surrelit ka bërë gati dhomën ku do shtrohet në 26 prill

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tedi Blushi, këshilltari i presidentit Meta ka publikuar në rrjete sociale një foto të spitalit psikiatrik të Vlorës, teksa sulmon kryeministrin Rama duke e quajtur “i sëmuri i Surrelit”.

Ai thotë se Rama e ka bërë gati dhomën ku do shtrohet në 26 prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.

Sipas tij, presidenti Meta si përherë do të jetë në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues.

“I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.

Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!

Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.

Ora e gjykimit popullor po afron!

Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!

Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!

Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora”, shkruan Tedi Blushi.

171852956 10159165484657760 8363782961765712043 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img