Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Këshilltari i Metës kundër pretendimeve të Ramës, “beteja” në Kushtetuese për Gent Cakajn: Presidenti NUK i ka uzurpuar kompetencat Kryeministrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilltari juridfik i Presidentit Ilir Meta është shprehur sot në Gjykatën Kushtetuese se nuk ka asnjë uzurpim kompetencash të Kryeministrit nga Meta. Bledar Dervishaj që mbron interesat e Presidentit, thotë pretendimet e palës tjetër nuk qëndrojnë.

Ndërkohë, më herët Elira Kokona, përfaqësuese e Ramës dhe Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese ka thënë se Meta ka refuzuar propozimin e Kryeministrit për emërimin e Gent Cakaj, duke cënuar kompetencate  tij.

Elira Kokona: Presidenti nuk kishte kompetenca për të refuzuar propozimin për ministër. Presidenti veproi jashtë çdo kompetence dhe duke shkelur parimet e republikës parlamentare. Gj. Kushtetuese të zgjidhë këtë mosmarrëveshje kompetencash mosmarrëveshja ekziston ende. Kryeministri mund të ndodhet prapë në një situatë të tillë.

Kryeministri nuk e ka pranuar refuzimin. Ai propozoi veten sepse Presidenti nuk i la zgjidhje tjetër. Konflikti nuk është zgjidhur. Kryeministrit i është cënuar kompetenca për të ushtruar pushtetin ekzekutiv të dhënë nga populli Presidenti ka rol formal dhe solemn. Nuk ka tagër kushtetues për të bërë verifikime apo të refuzojë një kandidat për anëtar të kabinetit qeveritar.

Bledar Dervishaj: Pretendimi për uzurpim kompetencash i kryeministrit, nuk qëndron. Presidenti  as nuk ku ka dhe as ka patur mosmarrëveshje institucionale me kryeministrin.

Kujtojmë se, përfaqësuesi i Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesi i kreut të shtetit Ilir Meta janë përballur sot në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë së bërë nga Këshilli i Ministrave se, Presidenti ka tejkaluar kompetencat duke mos dekretuar ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img