Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Këshilltari i Kurtit publikon dokumentin: BE ka sanksionuar Vuçiçin në 1999, për gjenocidin në Kosovë e Bosnjë

Lajme të ngjashëm

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, ka publikuar një dokument përmes së cilit thotë se në vitin 1999 BE-ja e ka sanksionuar Aleksandër Vuçiçin për mbështetjen e regjimit të Millosheviçit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

Sipas tij, pas 245 vjetësh i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajçak, pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Në vitin 1999 BE-ja e sanksionoi Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.

Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj”, shkruan këshilltari i kryeministrit Albin Kurti dhe ndan foto e mëposhtme.

Media boshnjake “Istraga”, ka publikuar më herët dokumentin ku Vuçiçit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i ishte ndaluar hyrja në BE. Në atë kohë, Aleksandër Vuçiç ishte ministër i Informacionit.

Më shumë