Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këshilltari i djathtë në Elbasan arrestohet nga Policia duke shitur drogë në shkolla

Shkruar nga Newsbomb

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” i cili është zbatuar përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, ku u goditën 7 grupe kriminale, mësohet se në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një anëtar i Këshillit Bashkiak i ardhur nga radhët e koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Burime për mediat bëjnë me dije se mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijim të këtij operacioni mësohet se u bë i mundur arrestimi i këshilltarit Franko Hakilja, si dhe i një studenti identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Franko Hakilja, keshilltar ne Bashkine e Elbasanit Franko Hakilja, keshilltar ne Bashkine e Elbasanit

Ky megaoperacion u shtri përgjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin dhe u bë i mundur arrestimi i 273 personave, të cilët vepronin në shpërndarjen e drogës në doza të vogla pranë shkollave si dhe në në të gjitha zonat e banimit.

Më herët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat bëri me dije se në kuadër të këtij operacioni janë dhënë 295 urdhërndalime.

LEXO EDHE: Megaoperacioni në Shqipëri, Rrumbullaku: Goditëm 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar

“Policia e Shtetit prej dy muajsh ka qenë e përfshirë në një megaoperacion në shkallë kombëtare për goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni “Tempulli 2” ka filluar në ditët e para të muajit dhjetor.

Në operacionin e shtrirë në të gjithë vendin janë përfshirë të gjithë Drejtoritë Vendore të Policisë. Ka qenë një operacion i suksesshëm i cili vazhdon të jetë akoma në vijim.  Janë nisur 66 hetime për goditjen e grupeve kriminale, janë marrë 295 urdhëra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli, ndërsa 26 persona janë shpallur në kërkim. Policia ka arritur të kapë në flagrancë 273 shtetas dhe janë sekuestruar provat materiale. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm në shkollat, por me të gjitha zonat e banimit”,  tha Rrumbullaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese