Hapësire reklamuese

Politikë

KËSHILLIMI KOMBËTAR/ Rama: Ja çfarë do bëjmë po votuan 90% e shqiptarëve kundër “Open Balkan”! Populli mund të pyetej për prishjen e Teatrit Kombëtar…

Shkruar nga Newsbomb
KËSHILLIMI KOMBËTAR/ Rama: Ja çfarë do bëjmë po

Kryeministri Edi rama u shpreh mbrëmjen e sotme se nëse mbi 90% e qytetarëve do të votonin kundër “Open Balkan” në formularin e Këshillimit Kombëtar, atëherë qeveria do t’u jepte atyre më shumë shpjegime në lidhje me këtë nismë.

“Në rast se 90% e qytetarëve janë kundër, i bie të japim më shumë shpjegime se çfarë është, pse e bëjmë. Unë e kam shprehur qëndrimin tim, por në këtë rast do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje”, u shpreh Rama në Open.

I pyetur se përse qytetarët nuk u pyetën për shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama tha se ata edhe mund të pyeteshin, por nuk dha shpjegime përse kjo nuk ndodhi.

“Mund të pyeteshin, prandaj thashë në fillim që ky është proces dhe lajmi i mirë është që e bën një qeveri. Kjo do të thotë se nuk jam i kënaqur dhe vazhdon një rutinë, jo. Është një përpjekje si mund të përfshihen njerëzit më shumë me politikën”, tha kryeministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu