Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Këshilli Sigurimit miraton rezolutën kundër kolonizimit izraelit të Palestinës, SHBA-ja abstenon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rezoluta që parasheh ndalimin “e menjëhershëm dhe të tërësishëm” të të gjitha aktiviteteve të ndërtimit të vendbanimeve ilegale në territoret palestineze nën okupimin izraelit, u miratua sot në Këshillin e Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me abstenim për herë të parë nga SHBA-të.

Rezoluta që u paraqit para KS të OKB-së nga Egjipti ditën e mërkurë dhe që u shty më vonë sërish me kërkesë të Egjiptit, kësaj radhe u soll në votim para KS të OKB-së nga ana e Zelandës së Re, Malajzisë, Venezuelës dhe Senegalit, të cilat dhanë mbështetje për rezolutën, raporton AA.

Rezoluta që parasheh ndalimin “e menjëhershëm dhe të tërësishëm” të të gjitha aktiviteteve të ndërtimit të vendbanimeve ilegale në territoret palestineze nën okupimin izraelit, u pranua në KS të OKB-së me 14 vota.

SHBA-të, të cilat deri më tani ishin përballur me kritika ndaj Izraelit në KS të OKB-së dhe të cilat që nga viti 2011 vendosin veto mbi projekt-rezolutën që dënon vendbanimet ilegale të Izraelit, për herë të parë abstenuan.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img