Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

KËSHILLI POLITIK sot i vë ‘vulën’ reformës, Gjika: S’do ketë lista të hapura! Ja çfarë do ndodhë realisht

spot_img

Lajme të ngjashëm

68499412c4bf9e789e592d30a63e2f92

Palët e Këshillit Politik, bashkë me ambasadorët e BE, Britanisë, SHBA dhe përfaqësues të OSBE, janë mbledhur në rezidencën e ambasadores Amerikane Yuri Kim, nga ku pritet që nga momenti në moment të dalë ‘tym i bardhë’.

Mirëpo, ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, njëherazi një socialist i vjetër, është skeptik për atë që do përfitojë popullli në gjithë këtë. Sipas tij, nuk do ketë lista të hapura.

“Edhe në qoftë se nga Këshilli Politik del “tym i bardhë”, konsesusi i imponuar nxitimthi, më së shumti besoj se do të plotësojë nevojat e pjesëshme të partive politike, ose më mirë të them do t’u ofrojë “garancitë” e nevojshme për të qëndruar apo marrë pushtetin e radhës, por me keqardhje konstatoj se publikut të gjerë jashtë partive, me përjashtim të nevojave bazike të një proçesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, nuk do t’i përmbushen kërkesat për adresimin cilësor të votës së tyre !

Pra, nuk do të ketë lista të hapura, të cilat mundësojnë që, nëse unë e jap votën te Qaniu, nesër nuk më çfaqet në Parlament Naqiu si “kaçurrels me fëmra me wiski”, si “autoshkolle”, si “ballabox” apo edhe si “kërpëratë”, shkruan Gjika.

Më shumë

spot_img