Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilli Politik rinis punën të hënën, Rudina Hajdari i përgjigjet Gjiknurit: Do të vij, shpresoj të hapen listat 100%

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik të hënën, pas njoftimit me email që Damian Gjiknuri u dërgoi anëtarëve, për takim të hënën në orën 18.00.

“Përshëndetje, konfirmoj prezencen time ne Keshillin Politik me besimin se te gjitha palet do i qendrojne deklarimeve publike per te mundesuar hapjen e listave 100% duke ia dhene keshtu qytetareve e jo kryetareve te drejten e perzgjedhjes se deputeteve ne Parlamentin e ardhshem”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se opozita i cilësoi ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut si shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Ato i hapën rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit, me një listë unike kandidatësh për deputetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll