Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këshilli Politik ‘po mbaron punë’, Rudina Hajdari nuk heq dorë: Hapje të listave në 2021-shin, përndryshe…

Shkruar nga Newsbomb
Hajdari

Teksa Këshilli Politik po konkludon detajet e marrëveshjes ku nuk duket gjëkundi ndryshimi i sistemit zgjedhor, deputetja Rudina Hajdari nuk heq dorë nga kërkesa për lista të hapura.

Ajo tha se sesioni parlamentar duhet të mbyllet me ndryshimin e sistemit, përndryshe politika do jetë e humbur përpara shqiptarëve.

“Gjithmonë e ka dikush fajin vetëm ju nuk e keni fajin. Reforma në Drejtësi ka ngelur peng.

Sezoni i Parlamentit po mbyllet por duhet të mbyllet me një arritje shumë të madhe, ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave në 2021, përndryshe do jemi të humbur totalisht përpara shqiptarëve.

Unë e shikoj në sytë e cdo njeriu, shumica juaj nuk shikoni një lidhje të drejpërdrejtë me elektoraltin.

E di që ndoshta jeni lodhur nga kjo mënyrë të foluri por është esenciale. këshilli Politik është kthyer në një arenë tjetër ku politikanët shohin vetëm interesat e tyre.

Do luftoja fort që bashkë me kolegët e mi ti qëndrojmë kësaj kauze dhe t’i imponohemi mazhorancës për t’i çuar këto gjëra deri në fund”, tha Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.