Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Këshilli Kombëtar i PD miraton datën e zgjedhjeve të kryetarit të ri dhe Komisionin Zgjedhor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar me 283 vota pro 13 qershorin si datën e re të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së.

Gjithashtu është miratuar edhe Komisioni Zgjedhor me kryetar Jemin Gjanën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avdiu, Gjok Vuksani. Ndihmës anëtarë janë Edvin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Procesi do të hapet në datën 16 maj, dhe do të vijojë deri në 22 maj. Në datën 23 maj, kandidatët do të kenë mundësi të paraqesin kandidaturën e tyre. Ndërsa fushata do të nisë në 24 maj dhe do të vazhdojë deri në 11 qershor.

Në 13 qershor, demokratët në të gjithë vendin do t’i drejtohen kutive për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kryedemokrati Lulzim Basha do të rikandidojë sërish, ndërsa përballë tij, deri tani është vetëm Fatbardh Kadilli.

WhatsApp Image 2021 05 16 at 22.48.46 1
WhatsApp Image 2021 05 16 at 22.48.47 1

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img