Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Komisioneri Varhelyi: Duhet revolucion i plotë ligjor! Tabaku: SPAK të caktojë prokuror për krimet zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Komisioneri Varhelyi: Duhet revolucion

Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian u mblodh në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar takimin e radhës me temë: “Çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian?”.

Theksojmë se në këtë merr pjesë dhe kryemonisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Në fjalën e tij zyrtari i lartë u shpreh se duhet një revolucion i plotë ligjor. Ai shtoi se rritja e rolit të Kuvendit për integrimin është hap shumë i mirë.

“Jam i kënaqur të shoh krijimin e një organi drejtues kaq të rëndësishëm për BE në Shqipëri. Kjo tregon dedikimin dhe përkushtimin partiak, e kemi diskutuar që në ditën e parë të mandatit tim, që kur kisha kontakt me qeverinë dhe me opozitën. Nuk mjaftohet vetëm me anëtarët e -parlamentit, shpresoj se kjo platformë të përdoret si standard diku tjetër. Është detyra e gjithkujt që të kontribuojë me gjithçka ka, këtu jo gjithçka bëhet vetë nga Qeveria.

Kjo përfaqëson transformim të shoqërisë, se shoqëria dhe ekonomia duhet të ndryshojnë. Me këtë ju do hiqni barrierat që qëndrojnë në rrugën e mallrave dhe shërbimeve, do hiqni pengesat. Ju do sugjeroni për çdo çështje që të miratoni këto rregulla të detyrueshme, përfshin edhe jurisprudencën e gjykatës së drejtësisë”, u  shpreh Varhelyi.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, deputetja e PD, Jorida Tabaku risolli në vëmendje, vjedhjen e votave dhe kërkoi veprime konkrete në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

“Shit blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje, kërkon që të tregojmë vullnetin politik jo në letër, jo me fjalë po me veprime konkrete. I kërkoj drejtuesit të SPAK, z. Dumani, përcaktimin e një Prokurori Special që do të mund të hetojë krimet zgjedhore dhe ato ndërlidhje që njollosën vendin tonë në raportet e BE”.

BE ka qenë në krahun dhe ndihmë për shqiptarët madje kanë qenë më pranë sa herë që qeveria e ka përdorur si alibi për pamundësinë e saj për t’u përballur me krizat. Për ta bërë gjithëpërfshirës, për të shtrirë dorën ndaj mendimit ndryshe ato që sot kanë gjithë pushtetet, për të diskutuar cështjet që kanë interes kombëtar, sepse pavarësisht ndasive opozita sot është alternativa e nesërme dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që reformat e nevojitura për procesin e integrimit”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll