Hapësire reklamuese


Politikë

Këshilli i Sigurimit, Hasani: Shqipëria do vijojë prioritetet e punës përtej mandatit

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Sigurimit, Hasani: Shqipëria do vijojë prioritetet e

Në fjalimin e fundit në Këshillin e Sigurimit, në mbylljen e mandatit dyvjeçar të Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm, ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka theksuar që vendi ynë do të vijojë prioritetet e punës përtej mandatit.

Gjatë fjalës së tij ministri tha se në Ballkanin Perëndimor një vëmendje të veccantë i kushtohet bashkëpunimit, koordinimit dhe veprimeve të përbashkëta nga të gjitha vendet.

 “Në të gjitha këto përpjekje, bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe. Në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit, koordinimit dhe veprimeve të përbashkëta nga të gjitha vendet, agjencitë përkatëse vendore dhe komuniteti ndërkombëtar. Në këtë kontekst, dua të përmend nismën franko-gjermane për armët e vogla dhe të lehta, në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për zgjidhjen e problemit të armëve të vogla në rajon, deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha au

Sa i përket programit “ Gratë, Paqaja dhe Siguria” , si një nga prioritetet kryesore të punës së Shqipërisë gjatë mandatit 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, ministri Hasani ka theksuar se angazhimi i Shqipërisë do të vazhdojë.

“Ishte detyra jonë që ta përkrahnim këtë program në të gjithë gjerësinë e punës së KS, nëpërmjet angazhimit proaktiv për të siguruar që axhenda të integrohej plotësisht dhe në mënyrë kuptimplotë në të gjitha aspektet. Pas pak ne do të përfundojmë mandatin tonë dy vjeçar në Këshill, por angazhimi ynë në fushën e Paqes dhe Sigurisë së Grave do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë përpjekje të rëndësishme, jo vetëm këtu në Nju Jork, por edhe në Gjenevë e kudo”, ka theksuar ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese