Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Këshilli i Ministrave miraton vendimin, Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të ruhet nga Garda e Republikës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0da0af82f4f41e02ef4f7587b74ff65e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi të ruhet me truprojë dhe të ketë shofer personal, gjithsej, 2 nënoficerë.

Vendmimi I plotë:

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pas shkronjës “ë”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “f”, me këtë përmbajtje:

“f) “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”, me truprojë – shofer, gjithsej, 2 nënoficerë”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë

spot_img
spot_img