Hapësire reklamuese

Aktualitet

Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e doganës në Aeroportin e Kukësit, avioni i parë ngrihet në 18 prill

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e zonës doganore në Aeroportin e Kukësit, i cili do të fillojë aktivitetin në 18 prill, kur do të ngrihet edhe avioni i parë nga pista e këtij aeroporti.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe sipërfaqja e zonës doganore do të jetë 781.682 metër katror. Ministria e Financave dhe Drejtooria e Përgjithshme e Doganave kanë ngarkuar për zbatimin e ëktij vendimi.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

KRIJIMIN, SHTRIRJEN TERëRITORIALE DHE KLASIFIKIMIN E ZONËS DOGANORE, AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

2. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu