Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilli i Mandateve vendos të hënën për kërkesën e SPAK, Berisha thërret protestë

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Mandateve vendos të hënën për

Vendimi është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD, të udhëhequr nga Sali Berisha të mbledhur mesditën e sotme.

Ditën e hënë, datë 18 dhjetor në orën 11:30, do të mbahet një protestë popullore tek Kuvendi i Shqipërisë. Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

“Aksioni do të zbresë në terren në mbrojtje të demokracisë. Opozitën nuk e likuidojnë dot” – kështu janë shprehur anëtarët në mbledhje.

Ka qëne vetë Berisha i cili më herët ka thënë se opozita do i rikthehet protestave në shesh.

Duket se protesta e parë do mbahet po ditën kur dhe Këshilli i Mandateve do të vendosë në lidhje me kërkesën e Spak për t’i hequr mandatin më pas për ashpërsimin e masës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese