Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin

Këshilli i Mandateve miraton me 6 vota pro dhe asnjë kundër për heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe i hap rrugën SPAK për arrestimin e tij.

Pas mbledhjes së Këshillit, të enjten pritet të zhvillohet votimi në Kuvend, çka i hap rrugën Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Pas 4 orëve debat, nga ora 12:00, Këshilli i Mandateve votoi për dhënien e autorizimit. Edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka votuar pro heqjes së imunitetit të Berishës, duke u bashkuar me votat me deputetët e PS.

SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

E ndaj SPAK kërkoi sot që Berishës t’i hiqet imuniteti për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.

Prokuoria e Posaçme akuzon Sali Berisha se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë, në kompleksin Partizani.

Nga ana tjetër Berisha sëbashku me demokratët që e mbështesin dolën në një protestë para Kryesisë së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur brenda godinës Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve diskutonte shkresën e SPAK për lejimin e arrestimit të Berishës.

Por duket se kjo protestë e thirrur nga Berisha kishte pak pjesëmarrës dhe u shpërnda shumë shpejt.

Lideri i demokratëve, Berisha nuk ka pranuar të shkojë në seancë, duke njoftuar më herët përmes një deklarate në seli se nuk mund të shkonte në Kuvend dhe të poshtërohej nga socialistët.

Lexo edhe: Me Petrit Vasilin por pa Gaz Bardhin, Berisha mbledh militantët para Kuvendit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese