
Të hënën, 18 dhjetor ora 12:00, do të mblidhet Këshilli i Mandateve për heqjen e mandatit të Sali Berishës.
Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.
LEXO EDHE: Zbardhet kërkesa e SPAK për Kuvendin: Berisha nuk zbatoi vendimin
NJOFTIMI
Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit. (Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).
Kujtojmë që ndaj ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.
Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.
Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.
Aktualisht në masë sigurie “Arrest në shtëpi” është Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet se ka vepruar me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” gjatë kohës që në pushtet ishte vjehrri i tij, Sali Berisha. SPAK e akuzon këtë të fundit se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë.
Në shkresën që kryeprokurori Altin Dumani i ka dërguar Lindita Nikollës, ai thotë se deputeti Sali Berisha nuk i është bindur vendimeve të Gjykatës së Posaçme, për t’u paraqitur dhe njohur me masën paraprake të sigurisë që është dhënë ndaj tij.
LEXO EDHE: E BUJSHME/ SPAK shkresë Kuvendit: Na lejoni të arrestojmë Sali Berishën!
LEXO EDHE: Habit Sali Berisha: Jam i gatshëm të votoj arrestimin tim