Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilli i Mandateve mblidhet për Berishën, ish-kryeministri thërret protestë

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli i Mandateve mblidhet për Berishën, ish-kryeministri

Këtë të hënë pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend, ku do votohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës dhe pas të bëhet ashpërsimi i masës ndaj tij.

E teksa Këshilli i Mandatit, ku të pranishëm do jenë edhe prokurorët e SPAK, do diskutojnë dhe do votojnë për heqjen e imunitetit të Berishës, ish-kryeministri ka thirrur protestë.

Berisha ka thirrur protestën në orën 11:30 tek Kryesia e Kuvendit. Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

Opozita e të drejtave të mohuara në akson”, ky është edhe slogani iu kësaj proteste.

SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. E ndaj SPAK kërkon që Berishës t’i hiqet imuniteti për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.

Prokuoria e Posaçme akuzon Sali Berisha se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë, në kompleksin Partizani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese