Është mbledhur Këshilli i Mandateve. Gjatë seancës, avokati i Berishës, Gjokutaj kërkoi anulimin e seancës që po mbahet, pasi sipas tij kjo çështje po gjykohet paralelisht në Gjykatë Kushtetuese.
Mirëpo, kjo kërkesë ka hasur kundërshti nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe nga 5 deputetët e mazhorancës. Sipas tyre nuk ka asnjë bazë ligjore për të pezulluar këtë proces.
Gjokutaj: E nderuar kryetare, Odiseja e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës ka filluar në muajin tetor dhe masat janë marrë me kërkesë të SPAK. Kjo prokurori i është drejtuar drejtpërdrejtë gjykatës, por Berisha është deputet i Parlamentit. Masat e marrat nuk ishin kompetencë, pasi masat të tilla që kufizojnë lirinë dhe si të tilla duhen dhënë miratim nga kuvendi. Në lidhje më këto dy masa duhej drejtuar parlamentit. Kjo çështje është në GJK. Ne kërkojmë që kjo seancë të shtyhet ose të anulohet, pasi ekziston që gjykata kushtetuse të mos jenë në kohernëcë me vendin që mund të merret sot. Kini vendimin nr 104 të viti 2017 që bëhet fjalë për Saimir Tahirin në atë rast Kuvendi ka dhënë autorizim edhe për ‘detyrim paraqitje’ dhe për mos daljen nga vendi.
Nëse ky kuvend do të çmonte që masa të tjera siç është detyrimi për paraqitje, nuk ishin kompetencë dhe nuk përmbajnë cenim sigurie në atë rast Kuvendi do ta kthehen shkoni në Prokurori. Nuk e ka shteruar këtu as ligjvënësi as juve si Kuvend. Pra as më shumë dhe as më pak nga ana juaj është vlerësuar masa e detyrimit paraqitje. Janë masa të tilla që kufizojnë dhe cenojnë lirinë dhe sit ë tilla duhet dhënë autorizim nga Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese ka në dorë kërkesën tonë nëse kjo do të konsiderohet apo jo cenim apo heqje sigurie. SPAK-u herën e parë nuk u është drejtuar juve dhe tani kërkon të jepet autorizim për një masë sigurimi. Ju nuk mund ta riparoni dot këtë, ne duam shtyrjen dhe pezullimin e kësaj seance deri në vendimin e gjykatës Kushtetuese, për nenin 73. Kjo seancë duhet të anulohet derisa GJK të shprehet me vendim të përpjeshtuar, pasi nuk do të ishte e ligjshme.
Nikolla: Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seance, dhe nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar prokurorët e çështjes.
Alibeaj: Nuk duhet të ngutemi që merret një vendim. Kjo është një kërkesë paraprake dhe e udhës është që të trajtohet me respektin maksimal.
Kam një pyetje në lidhje me këtë kërkesë tuaj. Kërkesa që është paraqitur në GJK ka objekt të vetëm, pezullimit të vendimit të masave të SPAK apo të vendimeve të marra më para?
Gjokutaj: Pyetja është teknike dhe ne këtë po themi. Kjo pikë është e përfshirë, prandaj ne kërkojmë që të shtyhet. Ky është një kërkim që kemi ndaj jush. Keni mirësinë tërhiquni dhe merreni një vendim. Pasdite do të bindeni që ne kemi të drejtë. Gjykata Kushtetuse gjykon andej dhe ne këtej.
Nikolla: Do të ketë një vendimarrje për këtë çështje.
Bledi Cuçi: Nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju e shprehët vetë që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Po shoh kërkesën tuaj që keni bërë në Kushtetuese dhe këtu nuk kërkoni pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Nuk ka asnjë kusht ligjor dhe arsye për ta pezulluar këtë proces.
Enkelejd Alibeaj: Bazuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Parlamentit, do të kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritje të vendimit të Kushtetueses nëse do të kishte një kërkesë për pezullim. Kushtetuesja në këto procedura është e epërme, edhe mbi Kuvendin. Deri më sot nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit. Në këto kushte jam i mendimit që kjo kërkesë të mos pranohet.
SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. E ndaj SPAK kërkon që Berishës t’i hiqet imuniteti për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.
Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.
Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit.
Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.