Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilli i Integrimit diskuton raportin e KE-së, Vlahutin: Reforma në drejtësi të ishte zbatuar më parë

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ftoi sot klasën politike shqiptare që të reflektojë mbi Progres Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Gjatë prezantimit të rekomandimeve dhe gjetjeve kryesore të këtij dokumenti në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ambasadorja Vlahutin tha sot se me rëndësi mbeten aspektet që duhen përmirësuar.

Duke vlerësuar si “një mrekulli” miratimin e reformës në drejtësi, ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të saj. “Do të kishim preferuar zbatimin e kësaj reforme para raportit të KE-së dhe jo vetëm të saj, por në fokus duhet të mbeten dhe 5 prioritetet. Rekomandimi i KE-së, sipas Vlahutin, është rezultat i një pune të jashtëzakonshme nga shqiptarët dhe nga disa administrata.

Gjithashtu, ambasadorja nënvizoi se zbatimi i reformës në drejtësi do të mbetet prioritet i të gjitha qeverive që do të vijnë, deri në anëtarësimin e vendit në BE.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Majlinda Bregu, ftoi qeverinë që të konsultohet me këtë strukture të Kuvendit, për procesin e çeljes së negociatave.

“Nëse qeveria ka një dokument, që do të jetë si një udhërrëfyes për çeljen e negociatave, e ftoj në mënyrë urgjente që ta konsultojë me Këshillin e Integrimit”, u shpreh Bregu, ish-ministre e Integrimit.

Ndërsa kryetarja e komisionit të Jashtëm ne Kuvend, Arta Dade, theksoi se ndryshimet kushtetuese janë një hap thelbësor në procesin e integrimit europian të vendit. Kuvendi, sipas saj, është i angazhuar për të përmbushur atë që kërkohet nga BE-ja dhe shpreson që edhe opozita ta bëjë një gjë të tillë.

Më pas, mbledhja e Këshillit të Integrimit, ku merrnin pjesë dhe kryetarët e grupeve parlamentare, deputetë, etj, vijoi me dyer të mbyllura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu