Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilli i Evropës kusht Qeverisë: Paguani dëmin 16 milionë € për vjehrrin e Bashës

Shkruar nga Newsbomb

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka dalë këtë të premte, 8 Dhjetor 2023 me një deklaratë zyrtare për të nxitur autoritetet shqiptare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që shpërblimi i drejtë i dhënë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen "Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë" të paguhet plotësisht, së bashku me kamatëvonesën.

Çështja ka të bëjë me prishjen e apartamenteve dhe ambienteve të biznesit në "Jon Residence" në pronësi të vjehrrit të ndjerë të Lulzim Bashës, Xhafer Isufi.

Sapo qeveria socialiste erdhi në pushtet, u morën masa që pallati i ngritur buzë detit të Vlorës të prishjes. Pa respektuar asnjë vendim gjykate, Inspektoriati dhe Policia e Shtetit e rrethuan "Jon Residence" me shirita "skenë krimi" dhe e hodhën në erë me ekspolziv.

Vlera totale e dëmshpërblimit për Xhuvi Sharxhi, Xhafer Isufin dhe pronarët e tjerë të apartamenteve dhe bizneseve, është përllogaritur në total në 16,806,282 Euro, ose rreth 18 miliardë lekë, sshkruan newsbomb.al.

Në 11 nëntor 2009 dy aplikantë, Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi morën 1,663 metra katrorë që ishte njohur e kthyer në 1995, nga Komisioni i Kthimit të Pronave. Prona ndodhej në vijën bregdetare të Vlorës, në zonën e quajtur Uji i Ftohtë – Tuneli.

Në një datë të paspecifikuar aplikantët hynë në marrëvëshje me një kompani ndërtimi për një zonë rezidenciale dhe shërbimesh me një kat penthouse dhe kate të nëndheshme quajtur Jon Residence.

Në 17 gusht 2010 këshilli i rregullimit të territorit të Bashksië Vlorë nxorri leje për kompaninë. Dhe pse ishin bërë punimet në shtator 2012, duket se pjesa më e madhe e apartamenteve dhe dyqaneve ishin shitur dhe blerësit hynë në godinë.

Në 30 tetor 2013, Inspektoriati ndërtimor dhe urbanistik kombëtar kërkoi mbështetjen e Policisë së Vlorës për të prishur ndërtimet e paligjshme në bregdetin e Vlorës.

Në 3 nëntor 2013, pa ndonjë njoftim paraprak, Inspektoriati i mbështetur nga Policia e Shtetit e rrethoi zonën me shirita “skenë krimi, nuk lejohet kalimi”.

Dhe më 28 nëntor 2013, sipas provave, kryeministri deklaroi publikisht se qeveria kishte ndërmend të realizonte një projekt për ndërtimin e Lungomares, një promenade anës detit dhe që do të përfundonte në 2015. Ai deklaroi gjithashtu se qeveria do të hapte një tender për projektin.

Jon rezidence u prish me eksplozive ndërmjet 4 dhjetorit 2013 deri në 8 dhjetor 2013.

Vlera e dëmeve të përllogaritura

14,222,986.00 euro, bazuar në një raport ekspertësh për tu ndarë ndërmjet aplikantëve në mënyrë porporcionale, sipas pjesës takuese të gjithsecilit në zonën rezidenciale.

20,000.00 euro për secilin aplikant si një shumë shtesë për humbjen e mundësive nga bllokimi i paligjshëm dhe prishja e ndërtesës

15,000.00 për secilin aplikant që ka humbur sende me vlerë brenda godinës. Aplikanti i parë pretendon 15,000 euro humbje nga pajisjet që kishte në bar restorantin e hapur.

Një shumë shtesë për aplikantin e parë dhe të dytë që kishin marrë një kredi në bankë për ndërtimin e objektit rreth 3 milionë euro. Deri në momentin e prishjes kishin paguar dy të tretat e shumës dhe u kishte mbetur për të shlyer edhe 903,350 euro te Banka Credins.

[caption id="attachment_763823" align="alignnone" width="801"]Vlera e perllogaritur e demeve per secilin aplikant qe humbi pronat ne Vlore Vlera e perllogaritur e demeve per secilin aplikant qe humbi pronat ne Vlore[/caption]

[caption id="attachment_763824" align="alignnone" width="795"]Vlera e perllogaritur e demeve per secilin aplikant qe humbi pronat ne Vlore Vlera e perllogaritur e demeve per secilin aplikant qe humbi pronat ne Vlore[/caption]

Strasburg, 08.12.2023 – Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka dalë këtë të premte me një deklaratë zyrtare për të nxitur autoritetet shqiptare të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që shpërblimi i drejtë i dhënë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen "Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë" të paguhet plotësisht, së bashku me kamatëvonesën.

Çështja ka të bëjë me prishjen e apartamenteve dhe ambienteve të biznesit në "Jon Residence" në pronësi të vjehrrit të ndjerë të Lulzim Bashës, Xhafer Isufi.

Vendimi i prishjes së ndërtesës buzë detiti është konsideruar në mospërfillje të një urdhri të përkohshëm të gjykatës dhe në kundërshtim me të drejtat pronësore të kërkuesit, të drejtën për një gjykim të drejtë, të drejtën për respektimin e banesës dhe të drejtën për mjete efektive juridike, shkruan newsbomb.al.

Duke theksuar se Shqipëria është nën një detyrim të pakushtëzuar për të zbatuar vendimet përfundimtare të Gjykatës, sipas nenit 46 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ministrat miratuan një Rezolutë të Përkohshme duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për dështimin e zgjatur për të siguruar pagesën e dhënë nga Gjykata, mungesën e komunikimit me kërkuesit dhe përfaqësuesit e tyre në këtë drejtim dhe mungesa e vazhdueshme e qartësisë se kur mund të sigurohet pagesa.

Rezoltua e siguruar nga newsbomb.al thekson se, Ministrat e Këshillit të Evropës u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare që të përfshinin aplikantët ose përfaqësuesit e tyre në diskutimet në lidhje me pagesën dhe u kërkuan atyre t'i jepnin Komitetit të Ministrave informacion mbi masat e marra për të siguruar pagesën e shpërblimit të drejtë pa vonesa të mëtejshme dhe në çdo rast deri në datën 31 mars 2024.

[caption id="attachment_763831" align="alignnone" width="1080"]Shembja e kompleksit "Jon Residence" ne Vlore, ne 2013 Shembja e kompleksit "Jon Residence" ne Vlore, ne 2013[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese