Tirana
broken clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0.5kmh
78 %
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Këshilli i Europës kundër Ramës, Mijatoviç: Jam thellësisht e shqetësuar! Urgjent parlamenti të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të gjithë kundër Ramës dhe qeverisë së tij për paketën anti-shpifje që pritet të miratohet në Kuvend.

Dunja Mijatoviç, komisionere e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut kërkon rishikim urgjent nga ana e Parlamentit të drafteve aktuale ndërsa shprehet e shqetësuar për faktin që shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe lirinë e medias.

“Jam thellësisht e shqetësuar kur mësova se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me ekzaminimin e dy projektligjeve, të njohura si “Paketa anti-shpifje.” Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Në të vërtetë, shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Jam në veçanti e shqetësuar se fuqi diskrecionare i jepen organeve rregullatore, me mundësinë për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror për median online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online”, shkruan ndër të tjera Mijatoviç e cila më herët ka kundërshtuar Ramën për nismën e “kriminalizimit të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë”, ndërmarrë në vitin 2015.

Më shumë


spot_img








spot_img