Këshilli i Europës vendosi t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në Bashkimin Europian.
Lajmin e dha vetë presidenti i KE, Charles Michel.
“Këshilli i Europës sapo ka vendosur statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. Urime presidenti Zelensky dhe Presidentja Sandu, dhe populli i Ukrainës dhe e Moldavisë”, shkruan Michel.