Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: LVV të investohet te një Kosovë euroatlantike që ka marrëdhënie atraktive me fqinjët! Urojmë që dhe në Shqipëri të dëshmohet pjekuri e lartë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5635d398c8c21154e60ba95e79d109c5

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar me një deklaratë publike pas fitores së thellë të LVV, me në krye Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, e cila i vendosi kandidatët e saj në një listë të përbashkët.

Këshilli i Ambasadorëve vlerëson dhe përgëzon mënyrën se si u zhvilluan këto zgjedhje, reagimet e kundërshtarëve, duke e kaluar përgjegjësinë tashmë tek qeveria.

KASH shprehet besimplotë se qeveria e re do të investohet për një Kosovë euroatlantike që do të krijojë marrëdhënie atraktive me fqinjët, teksa shpresoj që e njejta gjë të ndodhë edhe në Shqipëri. Zgjedhje të ndershme, të qeta dhe të gjithëpranueshme.

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Tirane, 15 Shkrut 2021

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dëshmuan edhe një herë se proceset demokratike janë në udhën e vet të mbarë.

Populli i Kosovës votoi qetësisht, liderët politikë pranuan rezultatin dhe legjitimiteti i fituesve tani kalon tek përgjegjësia për të justifikuar besimin e dhënë.

LVV, si fituese e këtyre zgjedhjeve është përpara sfidës dhe momentit të shumëpritur për ndërtimin e një konsensusi të ri për Kosovën, si shtet funksional e i mbështetur mbi zhvillime demokratike.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin se partitë që do të dalin në opozitë do t’i bëjnë një analizë të shëndetshme rezultatit dhe do të nxjerrin mësimet e nevojshme për t’i udhehequr.

Demokracia në Kosovë ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive për të çuar përpara proceset shtetformuse në Kosovë.

Urojmë gjithashtu që qeverisja e re të investohet drejt një Kosove euroatlanitike, një shteti të zhvilluar, ku drejtësia sociale e sundimi i ligjit të jenë parësore.

Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një oksigjen të ri, për një marëdhënie atraktive me fqinjët, mbështetur mbi bazën e partneritetit e përfitimit të ndërsjelltë.

Jemi besimplotë se LVV dhe partnerët e saj në koalicion, me vizion e përkushtim do të jenë bartës dhe frymëzues të interesave të popullit, vota e të cilit u ka dhënë një përgjegjësi si në asnjë rast tjetër më parë.

Urojmë që edhe në Shqipëri, ku zgjedhjet janë në prag, të dëshmohet një pjekuri e lartë politike e demokratike për standarte europiane, me qëllim shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve Shqiptarë drejt të ardhmes së tyre europiane.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img