Hapësire reklamuese

Politikë

Këshilli BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht

Shkruar nga Newsbomb
Këshilli BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin, ku Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar këtë të enjte në unanimitet, liberalizimin e vizave për Kosovën

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa uron Kosovën thotë se ky është një hap i vonuar padrejtësisht me vite.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!  Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian?” shkruan Rama në postimin e tij.

Lexo edhe: Këshilli i BE i jep dritën jeshile, miratohet LIBERALIZIMI i vizave për Kosovën 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.