Kryebashkiaku i Vlorës, Ditan Leli pak ditë më parë, por edhe në një intervistë sqaroi se sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali është larguar nga detyra, pasi ka plotësuar moshën e pensionit.
Por Këshilli Bashkiak i ka dalë kundër Lelit, pasi me 40 vota pro dhe 2 kundër rikthyen në punë Gjipalin.
Në lidhje me këtë foli edhe vetë Gjipali, i cili tha “e quajta të papërshtshëm këtë vendim. Kemi kërkuar përmirësimin e kësaj situate që është e tensionuar.
Numri jonë është modest por ne kemi bërë atë që kemi për detyrë”.