Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Këshilli Bashkiak kërkon mbledhje jashtë radhe, Dritan Leli kthen përgjigjen e prerë: Nuk lejohen mbledhje në ambiente të mbyllura (LETRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare që ditën e nesërme të zhvillojë një mbledhje në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali”, të thirrur nga Kryetarja e Këshillit, në lidhje me miratimin e prohjektvendimit mbi konfirmimin e emërimit të sekretarit të Këshillit Bashkiak.

Por kërkesa e tyre është refuzuar nga krtyebashkiaku Dritan Leli, i cili në përgjigjen e tij thotë se mbledhjet nuk mund të zhvillohen në ambiente të mbyllura, por duhen zhvilluar online, në mënyrë që të respektohen rregullat anti-COVID.

Përsa i përket çështjes së Sekretarit të Këshillit Bashkiak, Leli sqaron se shkresa drejtuar atij nuk ëhstë një lirim nga puna, por njoftimi për daljen në pension të plotë pleqërie.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak të Vlorës nuk janë të mira, pasi edhe më herët Këshilli ka kritikuar kryebashkiakun se nuk po punon sa duhet për Vlorën, duke thirrur edhe një mbledhje të jashtëzakonshme me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Rama.

“Ftohja” e Lelit me Këshillin Bashkiak dhe Partinë Socialiste erdhi pasi kryebashkiaku i Vlorës nuk pranoi të kandidonte si deputet, pas propozimit që i bëri kryeministri Rama.

“Ndjesë të gjithë lexuesve që e kanë humbur radhën e kërkesave të Këshillit Bashkiak për mbledhje jashtë radhe, por më duhet të sqaroj sërish se qëndrimi im për të zhvilluar mbledhje në ambiente të mbyllura, pavarësisht emrit të sallës, ngelet i njëjtë. Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna! Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë”, shkruan Leli.

Më shumë


spot_img









spot_img