Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Këshilli Bashkiak i kërkon ballafaqim, Dritan Leli shfaqet krah ambasadorit gjerman, Zingraf: Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Ambasada gjerman bën me dije se zyrtari gjerman dhe kryebashkiaku Leli vizituan sot impiantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impianit të ri.

Më pas Zingraf ka vijuar vizitën në Himarë dhe Sarandë për t’u njohur nga afër me projektet e përmirësimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujërave të ndotur.

Postimi i plotë i ambasadës gjermane:

Gjermania mbështet përmes GIZ-së dhe KfW-së Shqipërinë në tranzicionin e saj të gjelbër  gjatë ditës së sotme dhe nesër, Ambasadori Peter Zingraf do të vizitojë projektet e bashkëpunimit gjermano-shqiptar në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Në Vlorë, Ambasadori Zingraf së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, vizituan sot impjantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri. Më pas u vijua me Himarën, ku ai dhe Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, vizituan projektet e përmirësimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujrave të ndotur.

Ambasadori Zingraf u shpreh: Mbrojtja e mjedisit dhe klimës janë në mbarë botën sfidat kryesore të kohës sonë. Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme, nga të cilat do të përfitojnë në fund të fundit qytetaret dhe qytetarët e saj, por edhe industria e qëndrueshme e turizmit.

Më shumë

spot_img
spot_img