Blogu i Blerinës për newsbomb.al
Të bëhesh mama është një eksperiencë e mrekullueshme. Por edhe kjo fazë e jetës ka problematikat e veta. Nga njëra anë duhet të ushqehesh mirë, në mënyrë që të kesh qumësht mjaftueshëm për bebin, nga ana tjetër nis një betejë sfilitëse për të larguar kilogramët e tepërt. Kjo është një periudhë që kërkon energji të dyfishtë, mbi të gjitha një suport të madh për nënën dhe fëmijën dhe një menu të veçantë tek e cila do të gjenden të gjitha vlerat ushqyese për të prodhuar qumësht cilësor dhe nga ana tjetër po ky regjim ushqimor duhet të ndihmojë nënën të humbasë peshën që e “torturon”
Si të veprojmë!
Një ndër këshillat me shumë vlerë është që te ndjekim regjimin e vakteve të shpeshta por me porcione të vogla. Dhe mbi të gjitha, gjatë gjidhënies duhet të konsumoni sa më shumë fibra, ujë, dhe fruta e perime. Preferohet që këto të fundit të jenë krudo sepse në këtë mënyrë jo vetëm do të ndjeheni të ngopur më shpejt, por do të merni të gjitha fibrat,vitaminat dhe mineralet që ato përmbajnë. Kjo skemë e thjeshtë në dukje, jo vetëm është një aleat i mirë për të rrëzuar peshë por edhe për të pasur sasi cilësore të qumështit. Ne skemën e ushqimeve që duhen konsumuar cdo ditë do të përfshini edhe përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, qumështin dhe kosin. Ndërkohë që mishi i kuq, peshku,thjerzat,fasulet, qiqrat dhe frutat e thata nuk duhet të konsumohen më shumë se dy herë në javë. Sepse ato e bëjnë qumshtit e nënës shumë të trashë dhe të yndyrshëm dhe vështirësojnë shumë jashtëqitjen e bebit. Gjithashtu nuk ndihmojnë në rënien në peshë në këtë periudhë të jetës. Për vezët dhe gjalpin rekomandimi i nutricistëve është edhe më i kufizuar, ato nuk duhet të përdoren më shumë se një herë në javë. Vec kësaj duhet që vetë nëna të tregohet e vëmendshme dhe nëse vë re se ndjehet e fryre dhe ka probleme gjatë gjidhënies me gastritin ose kolitin, duhet ta zëvendësojë të gjithë familjen e legumeve ( thjerza,fasule, qiqra, bizele) atë të frutave të thata me djath ose qumësht dhie, pra ti evitojë qoftë edhe dy herë në javë ato.
Uji
Është ndihmësi unë më i madh gjatë kësaj kohe. Jo vetëm na ndihmon të ndjehemi të hidratuar, por edhe të mos ndjejmë uri, dhe mbi të gjitha edhe të shkarkojmë toksina të akumuluara gjatë muajve të shtatzanisë dhe më vonë. Duhet të konsumojmë çdo ditë 3 litra ujë, gjithashtu mbi këtë sasi ditore janë të rekomandueshme edhe lëngje perimesh, kockash të ziera dhe fruta të shtrydhura.
Cfarë nuk përdoret
Gjatë gjidhënies nënat duhet të tregojnë shumë kujdes, jo vetëm për sasinë e qumshtit por edhe për cilësinë dhe aromën e tij. Kështu nutricistët eleminojnë fare nga programi ushqyes, qepët, hudhrat, brokolin, majdanozin, asparagun, piperin dhe kërpudhat. Po ashtu deri në 4 muajt e parë pas lindjes duhet treguar shumë kujdes deri në eleminim të plotë edhe të kafes, cokollatës, cajrave bimorë, birrës, verës dhe pijeve me gaz.
Përgatititi Blerina e Florescenter