Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Këshilla e Granit Xhakës për Taulantin: Jo grushta në fushë, qendro i qetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka shprehet se vëllai i tij, Graniti, i cili luan për Zvicrën, e ka marrë disa herë në telefon për ta këshilluar që të ruaj qetësinë në ndeshjen e sotme dhe të shmangë konfliktet në fushë me futbollistët serbë.

Graniti i ka kërkuar dhe e ka motivuar gjithashtu vëllain e tij, që ndeshja që ai do të luaj sot në “Elbasan Arena” të jetë më e mira në karrierën e tij.

“Nuk ka më grushta ,familja më ka porositur disa herë që të qendroj i qetë, vëllai im Graniti më ka marrë disa herë në telefon për të më motivuar që të bëj ndeshjen më të mirë në karrieren time. Graniti më tha që të mos ndikohem nga ndeshja dhe të luaj ashtu siç bëj gjithmonë. Madje, më kërkoi ‘luaj më mirë dhe na bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë”, shkruan Xhaka.

Sot në orën 20:45, Shqipëria dhe Serbia do të zbresin në fushën e stadiumit të Elbasanit për tu përballur në një prej ndeshjeve më me shumë tension të luajtur nga ato vetë, por edhe në të gjithë Europën vitet e fundit. 

Më shumë

spot_img