Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

KESH jep të dhëna për situatën në hidrocentrale: Prodhim maksimal energjie, do marrim të gjitha masat për ruajtjen e niveleve optimale

spot_img

Lajme të ngjashëm

1ad4ee6097fa575a451b001c4b8a4c55

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka dhënë informacion në lidhje me situatën e hidrocentraleve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale KESH njofton se aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MËH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.

Ndër të tjera në njofim thuhet se KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve  optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave.

Njoftim mbi situatën:

PËRDITËSIM

KESH vijon punën normalisht në menaxhimin e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MËH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.

 Niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:

 HEC Fierzë,  288.76 m (nga 291m niveli maksimum i lejuar)

 HEC Koman,  170.70 m (nga 176 m niveli mksimum i lejuar)

 HEC  Vau Dejës,  72.14 m (nga 76 m niveli maksimum i lejuar)

Bazuar në të dhënat e orëve të fundit të Raportit Hidro- Meteorologjik, nivelet e shkarkimeve në 3 Hidrocentralet janë:

 HEC Fierzë, shkarkimet nga 400m3/s janë ndalur plotësisht.

HEC Koman, shkarkimet nga 500m3/s janë ndalur plotësisht.

HEC Vau Dejës, shkarkimet nga 700 m3/sek janë ulur në 300 m3/s.

KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve  optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img