Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

KESH del përsëri në tregun e lirë, arkëton 2.7 milionë euro nga shitja e energjisë

Shkruar nga Newsbomb
KESH del përsëri në tregun e lirë, arkëton 2.7

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shiti sërish energji në tregun e lirë duke arkëtuar 2.7 milionë euro të tjera. Në total nga shitja e energjisë KESH ka arkëtuar deri më tani 6 milionë euro.

Shitja e energjisë në procedurën e fundit që parashikonte në total shitjen e 10 mijë MWh energji çmimet për dy lotet e ndara ishin 247.77 dhe 285.75 çmime këto në nivelet e bursës duke siguruar kështu të ardhura të mira për korporatën.

Kjo e fundit gjatë këtij viti është detyruar që të shpenzojë në importe rreth 430 milionë euro për të siguruar furnizimin në vend.

Aktualisht vendi po furnizohet nga prodhimi vendas pas reshjeve të rëna thuajse një javë më parë të cilat rritën ndjeshëm prurjet në kaskadën e Drinit.

Për shkak të nivelit të tyre KESH u detyrua të shkarkonte një pjesë të tyre për të mbajtur të kontrolluar nivelin e kaskadës.

Ndërkohë paralelisht me prodhimin për furnizim si dhe shitjen e tepricave KESH tentoi edhe të bënte depozitim për 14 700 MWh energji por në procedurë nuk pati pjesëmarrës. Këtë energji KESH kërkoi që ta merre pas në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Për depozitim KESH tentoi edhe një procedurë të dytë që kishte një total prej 20 mijë MWh energji por për këtë procedurë ende nuk kanë dalë të dhënat nëse ka rezultuar apo jo e suksesshme.

Nga momenti i nisjes së prurjeve e deri më sot KESH ka përditësuar vetëm një ditë të dhënat e kaskadës duke mos dhënë detaje në ditët më pas për nivelet e HEC-ve, rezervën energjetike, prodhimin dhe prurjet.

Teksa për momentin duket se Shqipëria ka një krizë më të zbutur energjie mbete për t’u parë sesi do të vijojë menaxhimi i situatës.

Aktualisht për konsumatorët ka në fuqi një fashë energjie për konsumin mbi 800 KWh e cila edhe pse parashikonte zbatimin nga tetori nuk është aplikuar pasi qeveria vendosi ta mbante vetë këtë peshë.

Për dhjetorin edhe pse nuk ka një vendimmarrje duket se situata do të jetë sërish e njëjtë duke mos e aplikuar për shkak të kushteve të përmirësuara në kasakdë. /Monitor

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll